Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim S. L., 52 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Policia Lushnjë kapi shtetasin H. L., 32 vjeç, banues në Lushnjë, i shpallur në kërkim nga DVP Durrës, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Mashtrimi”, pasi nuk i ka paguar qiranë e katër muajve shtetasit P. Ll., banues në Durrës, si edhe i ka vjedhur sendet shtëpiake. 32-vjeçari iu dorëzua shërbimeve të Drejtorisë

Vendore të Policisë Durrës, për veprime të mëtejshme.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasin E. Gj., 57 vjeç, banues në Divjakë, pasi u kap jashtë banesës, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Shtetasi i shpallur në kërkim L. A., 45 vjeç, banues në fshatin Cakran u ndalua nga Policia Fier, pasi dyshohet se ka kanosur shtetasin H. S., 73 vjeç, për të tërhequr kallëzimin e bërë në lidhje me një aksident rrugor.

Po nga këta policë u arrestua në flagrancë shtetasi A. B., 35 vjeç, banues në Patos, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin F. H., 22 vjeç, banues në Cakran, pasi ditën e djeshme, në Cakran, automjeti që drejtonte ka përplasur këmbësorin, shtetasin A. Q., 59 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds