Policia Rrugore e Qarkut Fier me anë të një njoftimi ka thënë se po monitoron me dron, radar dhe makina inteligjente të gjitha akset rrugore, me qëllim parandalimin e ngjarjeve rrugore me pasoja, si dhe menaxhimin e trafikut.

Shërbimet e Policisë Rrugore janë vendosur në akset kryesore të qarkut, konkretisht në segmentet: “Lushnjë–Fier”,  “Fier–Vlorë”, “Fier–Mallakastër”, “Lushnjë–Divjakë”, “Lushnjë–Berat”.

Këto shërbime janë të pajisura me mjetet më të specializuara për monitorimin e qarkullimit dhe kontrollin e lëvizjes së automjeteve.

Gjithashtu, në qendrat e banuara të qarkut Fier, është shtuar prezenca e punonjësve të Policisë pranë shkollave 9-vjeçare dhe të mesme, me qëllim garantimin e sigurisë maksimale për fëmijët dhe nxënësit gjatë procesit mësimor.

Në fokus të kontrolleve janë drejtuesit e automjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor, si:

▪parakalimet e gabuara

▪drejtimi i mjetit në gjendje të dehur

▪errësimi (veshja) e xhamave të automjeteve

Të gjitha këto shkelje janë ndër shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore.

 Kontrollet do të vijojnë në të gjitha akset rrugore të qarkut.

 Policia Rrugore e Fierit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe i fton të denoncojnë çdo shkelje të Kodit Rrugor që hasin në përditshmëri, të cilat bëhen burim i aksidenteve rrugore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds