Policia e Fierit gjatë 24 orëve ka evidentuar disa ngjarje dhe ka marrë masat e duhura.

Sipas njoftimit të policisë Specialistët e qarkullimit rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin J. M., 44 vjeç, banues në Fier, pasi duke drejtuar një motomjet pa leje drejtimi dhe pa targa, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë shtetasi J. M. ka pësuar dëmtime të lehta.

Dje, në Spitalin Rajonal të Fierit, është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi B. H., 62 vjeç, pasi gjatë prerjes së druve me motorrsharrë, në banesën e tij, aksidentalisht ka dëmtuar dorën. Aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Dje, në aksin rrugor “Fier–Levan”, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike ka marrë flakë në ecje automjeti me drejtues shtetasin P. B., banues në fshatin Kreshpan, Fier, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds