Policia e Kosovës aktualisht është duke zhvilluar një aksion në veri të Mitrovicës. Zëvendësdrejtori i Policisë për Mitrovicën veriore, Veton Elshani tha se ky aksion lidhet me arrestimet që u bënë vetëm një ditë para zgjedhjeve në Kosovë.

Sipas tij, në zyrat e qendrës për pune sociale e cila ishte një strukturë ilegale dyshohej se kanë thirrur qytetarë të ndryshëm në telefon dhe nën formën e kërcënimit i kanë detyruar apo udhëzuar se si te votojnë duke i kushtëzuar ndihmat sociale me votën e tyre ne favor te një partie të caktuar politike e cila ishte në garë për zgjedhjet parlamentare në Kosovë.

Elshani thotë se pas një hetimi policia ka njoftuar Prokurorinë Themelore në Mitrovicë nga e cila kanë kërkuar që të lejohet kontrolli i këtyre qendrave me qëllim të zbulimit të provave me të cilat do të vërtetohet saktë mënyra e veprimit te këtij aktiviteti të kundërligjshëm e që cilësohet si falsifikim i dokumenteve.

“Prokuroria Themelore ne Mitrovicë e ka aprovuar kërkesën tonë dhe e ka dërgu mandej kërkesën e vet për urdhër të kontrollit në Gjykatë gjë të cilën edhe e ka marr dhe tani jemi ne kontroll te këtyre qendrave me urdhër te Gjykatës. Pas kontrollit të këtyre vendeve ne do te njoftojmë prokurorinë me te gjeturat e cila mandej do te vendos për hapat e mëtejmë”, tha Elshani. Aksioni lidhet me katër arrestime që janë bërë me 8 shkurt, një ditë para se të mbahen zgjedhjet në Kosovë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *