Mbrëmja e së premtes ka qenë e veçantë për artdashësit e qytetit të Divjakës por edhe vizitorëve vendas e të huaj në një ndër atraksionet më të vizituara në parkun Divjakë Karavasta.

Mbrëmja Poetike: “Poezi nën yje”, ku merrnin pjesë aktoret  Yllka Mujo, Luiza Xhuvani, Elia Zaharia, Luli Bitri ishte një risi për këtë sezon veror krahas aktiviteteve të tjera që e ka bërë edhe më tërheqës destinacionin Divjakë.

Mirëseardhjen spektatorëve dhe aktorëve jua ka uruar kryetari i bashkisë Divjakë zoti Josif Gorrea. Skena e kësaj mbrëmjeje poetike nuk ka qenë klasike, por, një gjetje ndryshe, ku artistët mbi varka kanë performuar pjesët më të mira të repertorit të tyre duke marrë duartrokitjet e të pranishmëve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *