Atmosfera te Interi është ndezur pas eliminimit surprizues në raundin e 1/16-ave të Kupës së Botës për Klube ndaj Fluminense, pa u përballur as me ndonjë ekip europian.
Tensionet kulmuan pas deklaratës së kapitenit Lautaro Martínez, i cili u shpreh pa doreza: “Kushdo që nuk dëshiron të jetë këtu, duhet të largohet. Kam parë gjëra që nuk më pëlqyen. Ne kemi nevojë për lojtarë që duan të veshin këtë fanellë dhe kanë mentalitet fitues.”
Deklarata u interpretua menjëherë si një thumb ndaj disa bashkëlojtarëve, dhe presidenti i Interit, Giuseppe Marotta, e konfirmoi hapur: “Ai nuk e tha me emër, por po e them unë: ishte për Hakan Calhanoglu.”
Mesfushori turk, i cili humbi Botërorin e Klubeve për shkak të një dëmtimi gjatë fazës përgatitore në SHBA, u vu në qendër të vëmendjes si “shënjestra” e kritikës.
Familja e tij reagoi menjëherë, duke nisur me një postim nga bashkëshortja e tij, Simen: “Disa njerëz nuk janë besnikë ndaj teje. Janë besnikë ndaj nevojës për ty. Sapo ndryshon nevoja, ndryshon edhe besnikëria.”
Më pas reagoi vetë Hakan Calhanoglu me një postim të gjatë emocional në Instagram, duke shpjeguar situatën dhe shpërthyer ndaj kritikave: “Pas dëmtimit në finalen e Champions-it, vendosa të shkoja me ekipin në SHBA, edhe pse nuk isha në gjendje të luaja. Doja të isha pranë skuadrës. Aty pësova një dëmtim tjetër, një këputje muskuli dhe nuk isha në gjendje të luaja. Nuk ka asnjë prapaskenë.”
Calhanoglu shtoi se e përjetoi eliminimin me dhimbje dhe trishtim, por ajo që e lëndoi më shumë ishin “fjalët që ndajnë, jo që bashkojnë”.
“Nuk kam gjetur kurrë justifikime. Kam luajtur me dhimbje dhe kam qenë gjithmonë i gatshëm. Kam marrë oferta të rëndësishme, por kam zgjedhur të qëndroj te Interi. Sepse e dua këtë fanellë. E ardhmja? Do ta shohim. Por historia do të kujtojë ata që qëndruan në këmbë, jo ata që ngritën zërin më fort.”https://www.instagram.com/p/DLj8mBRMa0i/embed/captioned/?cr=1&v=14&wp=540&rd=https%3A%2F%2Ftop-channel.tv&rp=%2F2025%2F07%2F01%2Fplas-keq-te-interi-pas-humbjes-me-fluminensen-calhanoglu-i-pergjigjet-lautaros-dhe-marottes-kam-refuzuar-oferta-sepse-e-dua-kete-fanelle%2F#%7B%22ci%22%3A0%2C%22os%22%3A514.1999998092651%2C%22ls%22%3A161.59999990463257%2C%22le%22%3A508.59999990463257%7D
Përplasja mes Lautaros dhe Calhanoglu ka ekspozuar një krisje serioze brenda grupit zikaltër, duke hapur një kapitull të trazuar në prag të sezonit të ri. Ndërkohë, tifozët presin me ankth të dinë nëse kjo përplasje do të sjellë largime të bujshme apo thjesht një rifreskim të klimës brenda skuadrës.