Plani Operacional i koduar “Koordinata” ka arrestuar në flagrancë shtetasin A. Z., 55 vjeç, banues në fshatin Kutë në Mallakastër, pasi kishte kultivuar bimë narkotike buzë lumit Vjosa. Procedohet për shpërdorim detyre edhe Kryeplaku i fshatit Kutë, ku u gjetën 30 bimë narkotike Cannabis Sativa. Bimët narkotike asgjësohen nëpërmjet djegies.

Më tej, në lidhje me këtë rast, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për kryetarin e fshatin Kutë, shtetasin G. Z., 35 vjeç, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Gjithashtu  Policia e Fierit arreston në flagrancë shtetasit:

-A. H., 32 vjeç, banues në Patos, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij;

-A. J., 36 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:

-L. Sh., 36 vjeç, banues në fshatin Hysgjokaj, pasi dyshohet se ka shqetësuar nëpërmjet thirrjeve telefonike, një shtetas 62 vjeç;

-M. L., 52 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se me vetëgjyqësi, ka mbyllur banesën e një 60-vjeçari, sepse pretendon se është pronë e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:

-E. Sh., 20 vjeç, banues në fshatin Shën e Premte, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar automjetin e një shtetasi 26 vjeç;

-S. K., 70 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj mbesës së tij.

Në Stacionin e Policisë Roskovec, ka kallëzuar shtetasi S. A., 66 vjeç, se më datë 26.06.2025, ishte larguar nga banesa, nëna e tij, shtetasja H. A., 88 vjeçe, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor. Punohet për gjetjen e kësaj shtetaseje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds