Policia ka reaguar në lidhje me plagosjen me armë zjarri të personazhit të njohur të TikTok, Fabion Kuçi ose siç njihet ndryshe “GUCCI”.

Sipas tyre është identifikuar autori, por inicialet e e tij ose detaje të mëtejshme nuk bëhen të ditura për shkak të hetimeve.

“Më datë 15.12.2025, rreth orës 23:40, në ambientet e një lokali në lagjen nr. 9, dyshohet se është plagosur me armë zjarri, shtetasi F. K., 33 vjeç, i cili ka marrë asistencë mjekësore dhe është larguar nga spitali, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë identifikuar autorin e plagosjes, gjenealitetet e të cilit nuk bëhen të njohura, për të mos cenuar vijimin e hetimeve. Punohet intensivisht për kapjen e autorit, si dhe në drejtimin e Prokurorisë, një grup i posaçëm hetimor po punon për të sqaruar dhe dokumentuar rrethanat e rastit”, raporton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *