Policia franceze ka arrestuar një shqiptar i cili kërkohej me një urdhër arresti gjerman pasi dyshohet se ishte anëtar i grupit “Banda e Çekiçëve” të së majtës ekstreme në Gjermani

Rexhino A., i njohur edhe si “Gino”, dyshohet se ka sulmuar dhe plagosur rëndë neonazistët në Budapest në shkurt të vitit 2023 së bashku me ekstremistë të tjerë të krahut të majtë nga i ashtuquajturi “Grupi i Çekiçëve”, konkretisht anëtarët Maja T dhe Lina E.

“Gino” ishte arrestuar tashmë në nëntor, por u lirua në pranverën e vitit 2025. Franca kishte refuzuar ekstradimin e tij në Hungari në atë kohë.

Në Gjermani, një gjyq është duke u zhvilluar aktualisht në Dresden kundër kreut të dyshuar të “Grupit të Çekiçëve”, Johann Guntermann, ndërkohë Lina E. Tashmë është dënuar me disa vite burg.

Avokati i Rexhino A. Ka shprehur se frikësohet se nëse klienti i tij ekstradohet në Gjermani, ai do të ekstradohet në Hungari, ashtu siç u ekstradua edhe Maja T.

Kjo e fundit u ekstradua në Hungari në verën e vitit 2024, një ekstradim që më vonë u shpall i paligjshëm nga Gjykata Kushtetuese Federale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *