Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në oborrin e shkollës së mesme “ Mustafa Hoxha “ në Cakran të Fierit, ku dy 17- vjecarë me iniciale B. D dhe Y. Xh, pas një konflikti të castit kanë arritur deri në përdorimin e thikës. Adoleshenti B. D ka goditur 4 herë bashkëmoshatarin e tij në krahun e majtë , ndërkohë që i plagosuri është dërguar menjëherë në qëndrën shëndetëdore të Cakranit , e cila ndodhet vetëm disa metra larg ndërsa burimet kofidenciale bëjnë të ditur se mbrëmjen e djeshme pasi kanë debatuar pas një postimi në snapchat, dy nxénësit janë zëné né ambientet e shkollës. I dëmtuari me iniciale Y. Xh ka qënë i shoqëruar nga mësuesit dhe shokët e klasës , ndërkohë që i është dhënë ndihma e parë. Për mediat drejtori kësaj qëndre Tonin Xhelaj, ka pohuar se i plagosuri ka marrë 4 goditje me thikë , dy plagë më të rënda dhe dy më të lehta, dhe pasi është bëré i mundur ndalimi i hemoragjisé éshtë dërguar drejt Spitalit Rajonal Fier ku ndodhet nën kujdesin e mjekéve jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë pavarësisht ngjarjes së rëndé , mësimi né gjimnazin “ Mustafa Hoxha” ka vijuar normalisht ndërsa ekspertë té policisë dhe prokurorisë kanë qëné té pranishëm në ambientet e shkollës për të zbardhur dinamikën e ngjarjes. Në një deklaratë për mediat prokurorja e cështjes Oliona Gjergjefi ka pohuar se grupi hetimor pasi ka kqyrur vendin e ngjarjes , ka marrë dëshmité e dëshmitarëve okularë, vecanërisht të dy mësueseve që kanë qénë të pranishme né momentin e konfliktit.

Ndërkohë ngjarja qé ka tronditur mbarë opinionin publik , pasi vë edhe një herë né pikëpyetje sigurinë në shkolla, ka alarmuar vecanërisht komunitetin e zonës. Ata kanë shprehur frikén për sigurinë e fémijéve në shkollë, teksa kanë theksuar se nuk është hera e parë që nxënësit përfshihen në sherre me grushte , e madje kanë goditur edhe mësuesit , por ngjarjet janë mbajtur të fshehta.

Ndërkohë autori me iniciale B. D , ndodhet në ambientet e policisé Fier, pasi éshtë shoqëruar menjéherë pas ngjarjes së bashku me thikén që kishte me vete në ambientin e shkollës.

By admin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *