Kryetarja e AMA-s Armela Krasniqi njofton se është mbyllur aplikacioni “Kanali im”, i cili transmetonte në mënyrë të paligjshme kanale televizive shqiptare.

Krasniqi njofton se pas një procesi verifikimi nga ekipet e inspektimit në AMA, për shkak të shkeljes së të drejtave të transmetimit, me kërkesën tonë, aplikacioni “Kanali im” është hequr nga platforma Google Play Store.

Hiqet nga Google Play Store aplikacioni, “Kanali im” që transmetonte në mënyrë të paligjshme kanale televizive shqiptar

Pas një procesi verifikimi nga ekipet e inspektimit në AMA, për shkak të shkeljes së të drejtave të transmetimit, me kërkesën tonë, aplikacioni “Kanali im” është hequr nga platforma Google Play Store.

Ky aplikacion ofronte akses të paautorizuar në kanale televizive shqiptare dhe përmbajtje audiovizive me të drejta, duke përbërë një rast të qartë të shpërndarjes së paligjshme të përmbajtjes audiovizive në internet.

AMA vijon monitorimin e hapësirës digjitale dhe raportimin e aplikacioneve, platformave dhe faqeve që shpërndajnë në mënyrë të paautorizuar kanale dhe programe televizive, në mbrojtje të prodhimeve audiovizive shqiptar”-shkruan Krasniqi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds