Muaji Tetor është “Muaji i letërsisë”, sepse lidhet me lindjet e disa prej shkrimtarëve më të mëdhenj të letërsisë shqipe si Gjergj Fishta, Dritëro Agolli, Migjeni dhe vdekjen e poetit kombëtar Naim Frashëri . Aktivitetet që e shoqërojnë këtë festë mes lexuesve të të gjitha moshave dhe shkrimtarëve janë të shumta.

Biblioteka e Lushnjës e cila u rikonstruktua fal financimit të Agjensisë Kombëtare të Rinisë dhe Mbështetjes ka hapur dyert para disa ditësh me aktivitetet e shumta për muajin e letërsisë.

Në një atmosferë festive u bë përurimi I bibliotekës, ku të pranishëm ishin autoritetet lokale, deputetë, Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët Bora Muzhaqi, shkrimtarë lushnjarë, nxënës të shkollave të Lushnjës.

Biblioteka e Lushnjës  është më e pasura ndër rrethe me 83 mijë libra dhe qëllimi ynë ishte të kthejmë të rinjtë tek libri, tha Kryetarja e Bashkisë Eriselda Sefa.

Kurse Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi tha se nuk kemi investuar vetëm në infrastrukturë, por u kemi mundësuar të rinjve të shkollave të Lushnjës duke shfrytëzuar teknologjinë, përmes “Klubi i Librit” të kenë akses edhe nga shkollat e tyre tek librat e bibliotekës.

Aktiviteti vazhdoi me temën e debatit “Libri dhe teknologjia”mes të rinjve të gjimnazit “18 Tetori”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *