Një ngjarje e rëndë është regjistruar rreth orës 00:10, në rrugën e “Kavajës”, në Tiranë. Mësohet se një kabinë elektrike është përfshirë nga flakët. Si pasojë e ngjarjes raportohet se një person ka ndërruar jetë pasi dyshohet se ishte futur në kabinë për të fjetur.

Njoftimi:

Më datë 18.01.2025, rreth orës 00:10, në rrugën e “Kavajës”, është përfshirë nga flakët një kabinë elektrike dhe si pasojë ka ndërruar jetë një shtetas ende i paidentifikuar,i cili dyshohet se ishte futur në kabinë për të fjetur.Punohet për identifikimin e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *