Shoferi i furgonit, që një ditë më parë përplasi për vdekje drejtuesin e një motori pranë mbikalimit Ishull – Lezhë, u vu në pranga.

Mark Macaj akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, pasi nga hetimet paraprake, dyshohet se furgoni është futur në parakalim, duke sjellë dhe përplasjen e fortë me motorçikletën, ç’ka i solli vdekjen 56-vjeçarit Pavlin Ndoj. Ai humbi jetën në spital, si pasojë e plagëve të marra.

Ndërkohë, vijojnë hetimet për aksidentin tragjik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *