Një 10-vjeçar ka mbetur i plagosur, pasi është përplasur nga një automjet, teksa lëvizte me biçikletë. Ngjarja ndodhi në Shkodër.
Burime zyrtare nga policia bën ëme dije se drejtuesi i automjetit, shtetasi me inicialet R.S., është proceduar penalisht, pasi akuzohet se është larguar nga vendi i ngjarjes.
“Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. S., 46 vjeç, banues në Shkodër, pasi me automjetin që drejtonte, ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte një 10-vjeçar dhe është larguar nga vendi i aksidentit.”, -citon policia.