Një 40-vjeçar ka shkaktuar rrëmujë në rrugët e Tiranës, duke përplasur disa makina të policisë, pas daljes nga spitali psikiatrik ku ishte shtruar për probleme të shëndetit mendor.

Sipas përgjigjes zyrtare të Spitalit Psikiatrik, Enis Vrapi u shtrua aty nga data 11 deri më 15 maj, pasi policia e kishte arrestuar më 11 maj në banesën e tij për qëllim me armë lodër sportive.

Më 15 maj, spitali e liroi pasi nëna e tij u paraqit si garant për lirimin e tij, duke firmosur në kartelë.

Përgjigja zyrtare e Spitalit Pskiatrik:

Enis Vrapi ka qenë i shtruar në spitalin psikiatrik që nga data 11 deri në 15 maj. Në datën 11 e ka çuar policia në spital për shkak të probleme të shëndetit mendor pasi më datë 11 policia e arrestoi në banesë pasi qëllonte me armë sportive lodër brenda në banesë.

Por më datë 15 maj spitali e ka nxjerrë, ku sipas spitalit e ka marrë nëna e vet nga aty. Sipas spitalit nëna ka dalë garant duke bërë shënimin në kartelë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds