Një aksident ndodhi në aksin rrugor Lushnjë-Fier pasditen e të martës. Në përplasje janë përfshirë dy mjete “Audi” dhe një “Benz Mercedes”. Policia e qarkullimit në vendngjarje disiplinoi trafikun e rënduar në autostradë dhe po dokumentoi ngjarjen.

Dy ambulanca u nisën drejt vendit të ngjarjes, por asnjë nga personat e përfshirë në aksidentin me tre mjete nuk ka lëndime serioze dhe ambulancat janë kthyer bosh.

Mjeti tip “Benz” pasi është përplasur, ka përfunduar në kanalin përgjatë autostradës.

Fatmirësisht pati vetëm dëme materiale, por nga aksidenti trafiku u rëndua së tepërmi, edhe pasi në vendngjarje kanë mbërritur 6 efektivë të policisë së qarkullimit rrugor.

Në vendngjarje kanë mbërritur dhe zjarrfikësit e Lushnjës, për të pastruar aksin rrugor nga plastikat dhe vaji i makinave që është derdhur në rrugë në mënyrë që të mos ketë probleme të mëtejshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *