Aksident ku janë përplasur në seri, katër automjete në autostradën Fier Lushnje në afërsi të Savrës ka ndodhur sot.

Mjetet janë përplasur njëri pas tjetrit, por fatmirësisht vetëm me dëme materiale. Ardhja e ambulancës ka qenë e kotë pasi asnjë prej të përfshirëve në këtë aksident nuk është lënduar. Nga aksidenti është shkaktuar trafik i rënduar të cilin e kanë disiplinuar patrulla e policisë së qarkullimit. Efektivët kanë larguar mjetet për të plotësuar dokumentacionet përkatëse në një vend në afërsi të kryqëzimit të Savrës dhe kështu është bërë e mundur që të lehtësohet trafiku. Në këtë pjesë të rrugës që vjen drejt ngushtimit në kryqëzimin e Savrës drejtuesit e mjeteve në korsinë e përshpejtimit kërkojnë të hyjnë në korsinë normale dhe kështu aksidentet kanë qenë të shpeshta. Drejtuesit e mjeteve nuk zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe kryejnë manovra të gabuara. Të paktën sot pati vetëm dëme materiale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *