Situata e rënduar prej reshjeve të shiut të rëna dy ditë më parë është përmirësuar dhe aktualisht në Lushnjw nuk ka sipërfaqe tokash nën pushtetin e ujit. Intensiteti i lartë i reshjeve të rëna ditën e premte e të shtunë krijoi probleme të përkohshme në disa zona bujqësore.

 Tokat bujqësore në disa pika si në zonën e Tërbufit,por edhe në allkaj , bubullimë e Kolonjë përkohësisht u gjendën për disa orë të mbuluara nga uji. Shkak i prezencës së ujit ka qenë problematika e përhershme e prurjeve të mbetjeve bimore në disa tumbina apo edhe ura që kanë vështirësuar rrjedhjen e lirë të ujërave drejt emisarëve për t’u përcjellë drejt detit nëpërmjet hidrovoreve.

 Sipas përgjegjësit Hidroteknik të Bordit të Kullimit, inxhinierit Fredi Dervishi situata sot është normalizuar por ka ende zona të shkëputura me prezencë uji në toka bujqësore. Kjo prezencë sipas Dervishit është për shkak të mbetjeve bimore dhe barrierave mbrojtëse që fermerët krijojnë gjatë verës për vaditje por edhe për shkak se ditën e shtunë deti ka qenë me nivel të lartë dhe nuk lejonte ujin të evadohej.

Ndërkohë fermerët nga ana e tyre duhet të marrin masa për hapjen e të gjitha bllokimeve por edhe të vijave  kulluese në ngastrat e tyre të mbjella pasi pritet që sërisht këtë javë të ketë reshje të bollshme.

By admin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds