Zëvendëskryeministrja dhe njëherazi Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, ka mbledhur me urgjencë në Prefekturën e Fierit Shtabin e Emergjencave Civile, për të analizuar situatën e përmbytjeve në qarkun Fier.
Gjatë mbledhjes, Balluku theksoi se situata paraqitet problematike veçanërisht në zonën e lumit Vjosë, ku prurjet e larta kanë shkaktuar përmbytje dhe rrezik për zonat e banuara dhe tokë bujqësore.
Ministrja kërkoi angazhim maksimal nga të gjitha strukturat vendore dhe institucionet përgjegjëse për menaxhimin e emergjencave, duke theksuar nevojën për prezencë të vazhdueshme në terren dhe ndihmë konkrete për qytetarët e prekur, veçanërisht në Bashkinë Fier.
Po ashtu, Balluku udhëzoi që njësitë vendore që aktualisht nuk paraqesin problematika nga përmbytjet të vihen në dispozicion për të ndihmuar zonat më të prekura, me mjete, forca njerëzore dhe logjistikë, në funksion të përballimit të situatës së krijuar.
Ne prononcimin per mediat pas perfundimit të mbledhjes, drejtuesja politike e qarkut Belinda Balluku, ka pohuar se janë diskutuar me hollësi të gjitha detajet për planin e masave pêr situatën e krijuar nga reshjet veçanërisht në zonat problematike , ku ka toka bujqësore dhe banesa nën ujë. Më problematike në qark paraqitet situata në bashkinë e Fierit , ndërkohë që edhe në Mallakastër është bërë evakuimi i një familjeje që rrezikonte. Vendimtare mbeten 8 orët e ardhshme ku situata po mbahet nën monitorim të plotë ka pohuar Balluku, teksa ka theksuar se në qarkun e Fierit fatmirësisht nuk ka patur dëme në bagëti, pasi janë evakuuar në kohë rekord. Ndërkohë ka pohuar se nvëmëndje të veçantë në diskutime ka patur strehimi i të evakuuarve , por edhe faza e paspërmbytjes që ka të bëjë me dëmshpërblimin e dëmeve proces që do të kryhet nga bashkitë në bazë të akteve
