Komisioni i pushtetit vendor ka dalë dhe ka përfunduar verifikimin e dëmeve në terren pas përmbytjes së disa ditëve më parë që la shkatërrim total në fshatin Murriz Kozare të njësisë administrative Fiershegan.

Sipas administratorit të njësisë Fier-Shegan Fabio Mirofci është shënuar gjithçka që është dëmtuar.

Fermerët që kanë pasur të kultivuara perime në sera janë më të dëmtuarit. Sipas fermerëve, uji i shkarkimit nga Banja është shkaku i përmbytjes së paparë në 34 vjet. Fermerët e fshatit Murriz- Kozare i bëjnë thirrje qeverisë t’i ndihmojë duke i dhënë mundësinë të punojnë sërisht pasi në të kundërt ata nuk mund të mbijetojnë në këto kushte kur gjithçka që kanë investuar është zeruar.

Dëmi i shkaktuar nga përmbytjet është kolosal dhe fermerët kërkojnë kompensim tani, që të mund të vijojnë aktivitetin e tyre në punët e bujqësisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *