Pas përmbytjes në fshatin Murriz Kozare të bashkisë Lushnjë, ku ky fshat u kthye në ishull pasi gjithçka u mbuluar nga uji, me kamerën tonë kemi filmuar pasojat që ka lënë pas tërheqja e ujërave të lumit Seman. Fermerët shprehen se kanë humbur gjithçka prodhimet e serave, perimeve, shpendë, ushqimin e blegtorisë, agrumet madje edhe orendi shtëpiake.
Banorët e Murriz Kozare në buzë të lumit Seman janë me sytë nga shteti për të vazhduar aktivitetin e tyre ekonomik pas kësaj fatkeqësie natyrore.
