Sot është 113 vjetori i masakrës serbe në Gjuzaj të Lushnjës ku më 25 mars të vitit 1913 u vranë 27 djem të rinj, pasi ky fshat iu kundërvu pushtuesve. Në ceremoninë përkujtimore morën pjesë pasardhës të të vrarëve, banorë të zonës, përfaqësues të pushtetit vendor.

Kurora me lule u vendosën tek memoriali i ngritur në këtë zonë dhe u bënë homazhe në nder të të rënëve. Memoriali ku janë gdhendur emrat e 27 banorëve të fshatit është ndërtuar tek vendi i ngjarjes lënë amanet nga njëri prej të mbijetuarve të masakrës.

Nga 27 të vrarët vetëm njëri arriti të mbijetonte, Mustafa Zhyra, i cili tregoi ngjarjen e cila është përcjellë gojë më gojë deri në ditët e sotme. Sipas historianëve, ushtria serbe donte të pushtonte trojet shqiptare deri në Berat e me tej derisa të bashkoheshin me grekët duke synuar kështu zhdukjen e Shqipërisë. Por gjatë mësymjes ata hasen në rezistencën e burrave të fshatit Gjuzaj.

Familjarët e 27 të vrarëve i përkujtojnë cdo vit emrat e të rinjve që u vranë për të mbrojtur familjen, atdheun dhe pasuritë shqiptare me nderime.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds