Ripërkthimi i klasikëve është diskutuar në kuadër të sesioneve të mbajtura në Panairin e librin. Botuesja Rita Petro në fjalën e saj u ndal te rëndësia e botimit të klasikëve, për fëmijë e të rritur dhe debateve që bëhen në sjelljen e tyre në shqip për së dyti.
Në vijim, Primo Shllaku, që ka përkthyer në shqip Bodlerin argumentoi pse veprat e përkthyera në diktatura duhen përkthyer sërish, ndërsa vuri në dukje kohët e ndërhyrjeve politike.
Për përkthyesin Granit Zela shpesh ka probleme komunikimi nga një autor klasik te një bashkëkohor.
Shpesh ka mendime se librat e përkthyer para 90-ës, ose para 45’ës, nuk komunikojnë dot më me publikun për shkak të leksikut të shqipes që ka ndryshuar, të tjerë mendojnë se gjuha e përdoru aso kohe ka qenë më e pasur dhe më e pastër se sot. Debate mbi përkthimin dhe ripërkthimin, mbetet i hapur, që nga termat.
