Autotiteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar ndalimin e qarkullimit të mjeteve me tonazh të rëndë në aksin Librazhd-Pogradec pas përkeqësimit të situatës nga rrëshqitja e dheut në aks.
Njoftimi i ARRSH
Në vijim të njoftimit të mëparshëm për aksin Librazhd-Pogradec vendi i quajtur Arrat e Gurrës, ju informojmë se situata në vendin e rrëshqitjes është agravuar ndjeshëm gjatë orëve të fundit.
Pas vlerësimit në terren, Autoriteti Rrugor Shqiptar, në koordinim me Policinë e Shtetit, njofton se:
Do të ndalohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë dhe i autobusëve në këtë segment, deri në një njoftim të dytë, për arsye sigurie.
U bëjmë thirrje drejtuesve të mjeteve të tonazhit të rëndë dhe operatorëve të transportit të shmangin këtë aks dhe të përdorin rrugë alternative, deri në stabilizimin e plotë të situatës.
Kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë përdoruesve të rrugës. Çdo masë e marrë ka si qëllim të vetëm garantimin e sigurisë së jetës dhe parandalimin e incidenteve të mundshme.
