Shteti shqptar na ka braktisur në mëshirë të fatit. Kjo sjellje indiferente përballë fatit të punonjësve është çnjerëzore, shprehen naftëtarët grevistë, në ditën e 13- të të grevës së urisë në Marinzë.

Grevistëve sot iuështë bashkuar edhe përfaqësuesi i organizatës “ Drejtësi sociale” Gentian Sejrani , i cili në prononcimin e tij mediatik ka pohuar se kerkesat e punonjësve janë përcjellë edhe në institucionet më të larta ndërkombëtare, teksa ka vënë theksin te rëndësia e reagimit të shtetit shqiptar.

Dita e 13- të e grevës ka nisur me një tubim para zyrave të kompanisë ndërsa për shkak të përkeqësimit të gjëndjes shëndetësore dy prej grevistëve Dorjan Dylmishi dhe Eduart Selami, nuk janë më pjesë e grevës, duke e reduktuar numrin e tyre në 8.

Në mbështetje të grevistëve  paraditen e sotme kanë shkuar pranë grevistëve , edhe përfaqësues të “ Shoqatës së Naftëtarëve”. Kreu i saj Bashkim Velçani pohoi se ẽshtë në mbështetje të plotë të kërkesave të grevistëve. “Unë jam i këtij pushteti ka thënë ai , dhe hunda për buzën nuk flet dot, por institucionet shtetẽrore duhet të reagojnë. Duhet të vijnë të ulen, të shtrohen këtu. Bazën shteti e ka te punëtori, te familja, te njeriu  mbi të gjitha. Duhet të ketë në plan të parë njeriun, tha Velçani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *