Prindërit e nxënësve të shkollave “Eftali Koci” dhe “Kushtrimi i Lirisë” kanë shprehur shqetësim të thellë për rrezikun e përhapjes së meningitit bakterial.
Ata kërkojnë urgjentisht që shkollat të dezinfektohen për të parandaluar infektimin dhe kanë vendosur të mos dërgojnë më fëmijët në shkollë, derisa të ndërmerren masat e duhura të sigurisë.
Gjithashtu, prindërit kanë shpjeguar se vaksinat e nevojshme për parandalimin e sëmundjes janë të shtrenjta dhe të paarsyeshme për t’u blerë në spitalet private, duke kërkuar që autoritetet shtetërore të ndërhyjnë për të ofruar mbështetje të mjaftueshme.
