Sezoni i vjeljes së ullirit ka nisur me përgjysmim të rendimentit në Kurjan të Roskovecit, zonë e njohur për kultivimin e kësaj kulture. Shkak duket se është bęrë moti i papërshtatshëm në stinën e pranverës që sipas kultivuesve të ullirit dëmtoi pemët në kohën që lulëzonin , por edhe thatësira e tejzgjatur.
Astrit Abedinaj , ka 700 rrënjë ullinj dhe këtë vit parashikon gjysmęn e prodhimit krahasuar me nje vit më parë. Viitin e kaluar prodhova 230 kuintalë ullinj thotë kultivuesi prej dy dekadash, ndërsa këtë sezon nuk do mund të marr as gjysmën ndërsa thekson se është i vetmi fermer në zonë që përdor plehra organikë.
Ndërkohë kultivuesit Namik Sefedini dhe Ajet Duraj thonë se rënia e ndjeshme e prodhimit të këtij viti do t’u dëmtojë rëndë ekonominë familjare, pasi nuk ka burim tjetër të ardhurash, madje nuk do mund të përpunojmë vaj as për nevojat tona. Ata ankohen edhe për cilësinë e dobët tê plehrave kimike që vijnë nga jashtë.
Ndërsa çmimi përfundimtar i shitjes së vajit nuk është përcaktuar ende, këtë sezon parashikohet 800 lek për kg, por në mungesë të prodhimit, nuk mund t’i gëzohemi këtij çmimi të leverdisshëm thonë kultivuesit.