Marrëveshja me Ukrainën ra: Pas javë të tëra negociatash e deklaratash shpresëdhënëse mes Washingtonit e Kievit, pritshmërite ishin shumë të larta për takimin mes presidentit amerikan Donald Trump dhe atij ukrainas, Volodymir Zelensky.
Megjiythatë, askush nuk e priste kthesën e beftë të ngjarjeve dhe përplasjen e dy liderëve në Shtëpinë e Bardhë të transmetuar live. Tani, Trump deklaroi se marrëveshja e mineraleve të rralla me Ukrainën, që e coi Zelenskyn në SHBA, është shembur. Dola në përfundimin se presidenti Zelensky nuk është gati për paqe nëse përfshihet Amerika, sepse mendon se përfshirja jonë i jep atij avantazh të madh në negociata.
Une nuk dua avantazhe, unë dua paqe. Ai shfaqi mungesë respekti ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Dhomën e tyre aq të vyer Ovale. Mund të kthehet vetëm kur të jetë gatyi për paqen. Takimi i së premtes nuk dukej i tensionuar në fillim, por tonet ndryshuan dhe u bënë shumë më pak diplomatike kur zv/presidenti i SHBA JD Vance i tha Zelenskyyt se Ukraina nuk kishte mjaftueshëm njerëz për të vazhduar luftimet. Kreu i shtetit ukrainas iu përgjigj duke i thënë se JD Vance nuk ka qenë në Ukrainë dhe shtoi” hajdeni dhe shikojeni vetë. Nga ai moment, situata u nnxeh.
Zelenskyy theksoi nevojën për garanci sigurie, për të cilat Kievi ka këmbëngulur vazhdimisht. Trump e ndërpreu Zelenskyin dhe i tha atij që të “jetë mirënjohës” për atë që SHBA kishte bërë tashmë për të ndihmuar Ukrainën. “Duhet të jeni më mirënjohës. Ju nuk i keni kartat në dorë. Karta ti keni vetë me ne. Pa ne, nuk keni asgjë, “tha Trump. “Vendi juaj është në telashe të mëdha”, vazhdoi presidenti amerikan, duke shtuar, “Ju nuk po e fitoni këtë luftë”. Duke përsëritur se Ukraina mundi të mbrohej për tre vjet për shkak të ndihmës ushtarake të SHBA-së, Trump tha: “Nëse nuk do të kishit pajisjet tona ushtarake, kjo luftë do të kishte përfunduar brenda dy javësh”. “Për tre ditë, (siç) kam dëgjuar nga (Presidenti rus Vladimir) Putin,” u përgjigj me qesëndi Zelenskyy. Konferenca për shtyp e dy presidentëve, e planifikuar të mbahej pas takimit, u anullua dhe Zelenskyy u largua papritur nga Shtëpia e Bardhë.