Përfundon afati i përcaktuar nga Ministria e Bujqësisë i cili u krijonte mundësi fermerëve të aplikonin për të përfituar nga skemat mbështetëse në bujqësi. Këtë vit në ndryshim nga vitet e tjera ka qenë më e hapur dhe gjithpërfshirëse jo vetëm për karburantin, por edhe për skema të tjera mbështetëse siç janë: tufat me gjedhë,tufa me të imëta, bletari, sera, prodhime të çertifikuara GAP si dhe bimë medicinale. Numri total i aplikantëve këtë vit është më i lartë sesa një vit më parë. Në bashkinë Lushnjë kanë aplikuar 5813 fermerë për skemën e rimbursimit të karburanteve, në Divjakë 2914 dhe në total në qarkun e Fierit kanë aplikuar 16197 fermerë. Në qarkun e Gjirokastrës 1384 dhe në qarkun e Vlorës 2736 aplikantë. Sipas drejtorit të AREB Lushnjë zoti Ferdinand Shani prej ditës së sotme nis procesi i verifikimit te të dhënave në terren dhe menjëherë pas përfundimit të verifikimeve fermerët në llogaritë e tyre bankare do të kenë shumat e përfituara sipas kritereve të përcaktuara nga Ministria e Bujqësisë.

[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”UtrUMRyn0SI”]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *