Një automjet në lëvizje ka marrë flakë, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”.
Dyshohet se shkak i zjarrit ishte si pasojë e një defekti.
Bëhet me dije se janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Njoftim i Policisë:
Më datë 16.06.2025, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, dyshohet se për shkak të një defekti, ka marrë flakë në lëvizje automjeti tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi V. Ç. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.