Përfaqësues të studentëve të mjekësisë kanë zhvilluar një takim me Presidentin Bajram Begaj. Takimi vjen pas miratimit të projektligjit për punën e detyruar deri në 5 vite punë për studentët e Mjekësisë që duan të pajisjen me diplomë.

Përmes një deklarate për mediat pas daljes nga presidenca, studentët janë shprehur se nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre dhe të rrëzohet ligji për kushtëzimin e diplomave, ata nuk do të hyjnë në auditore në tetor.

Ata thanë gjithashtu se kanë paraqitur te presidenti zgjidhjet e tyre dhe presin nga ai që të marrë një vendim në përputhje me Kushtetutën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds