21-vjeçari Euserio Nikolli është arrestuar në Tiranë. Mësohet se 21-vjeçari për të shmangur kontrollet nga Policia, lëvizte me taksi dhe gjatë kontrollit fizik dhe të banesës shërbimet e Policë, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, doza me lëndë narkotike kanabis dhe një aparat celular. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Njoftimi:
Sekuestrohen doza me lëndë narkotike të dyshuar kanabis. Forca e Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, fale inteligjencës policore bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit Euserio Nikolli, 21 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas, për të shmangur kontrollet nga Policia, lëvizte me taksi. Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, 21-vjeçari u kap duke qarkulluar si pasagjer në një mjet taksi, në rrugën “Pavarësia”. Gjatë kontrollit fizik dhe banesës së 21-vjeçarit, shërbimet e Policë, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, doza me lëndë narkotike kanabis dhe një aparat celular. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
