Kompania “Lufra” iu dhuron nxënësve të Qendrës Burimore për Nxënësit që nuk Dëgjojnë në Tiranë një laborator IT, për t’u ofruar mundësi në zhvillimin e aftësive të tyre në programim. Në eventin e organizuar për përurimin e këtij laboratori u prezantua edhe fushata “Për një jetë plot të mira”, që kompania ua kushton këtyre fëmijëve dhe misionit të saj në mbështetje të njerëzve në nevojë.

Në përurim të pranishëm ishin drejtoresha e “Qendrës Burimore për Nxënësit që nuk Dëgjojnë” në Tiranë, Orjola Idrizi, si dhe administratorët e kompanisë “Lufra”, Luis dhe Franc Ndreka.

Drejtoresha Idrizi shprehu mirënjohjen e saj për këtë laborator kaq të rëndësishëm e të domosdoshëm për nxënësit që nuk dëgjojnë si dhe për vëmendjen që kompania Lufra po tregon ndaj këtyre të rinjve.

Ndërsa administratori i përgjithshëm i kompanisë “Lufra”, Luis Ndreka, tha se ishte i befasuar nga dashuria e mikpritja, por edhe talenti i nxënësve të kësaj shkolle.

By admin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds