Për herë të parë që nga sulmi i 7 tetorit 2023, Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, ka vendosur që gjendja e jashtëzakonshme e shpallur në Izraelin jugor do të hiqet.
Sipas gazetës Times of Israel, “Situata e veçantë” i ka lejuar Komandës së Brendshme të ushtrisë të kufizojë tubimet dhe të mbyllë zona të caktuara. Ajo u shpall mëngjesin e 7 tetorit në të gjithë vendin, por që atëherë ka mbetur në fuqi vetëm në jug. Urdhri do të skadojë nesër dhe, për herë të parë në më shumë se dy vjet, nuk do të ketë “situatë të veçantë” aktive në Izrael.
“Kam vendosur të miratoj rekomandimin e IDF-së dhe të heq situatën e veçantë në frontin e brendshëm për herë të parë që nga 7 tetori”, tha Katz në një deklaratë. Ai shtoi se “vendimi pasqyron realitetin e ri të sigurisë në jug të vendit, të arritur falë veprimeve vendimtare dhe të vendosura të trupave tona heroike kundër organizatës terroriste Hamas gjatë dy viteve të fundit”.
