Pensionistët i janë drejtuar zyrave të postës për të marr shpërblimin që qeveria shqiptare akordoi për ta në ndërrimin e viteve.
Të gjithë pensionistët që intervistuam, por edhe ata që nuk donin të dilnin në kamera pohuan se shpërblimi është qesharak. Kemi punuar shumë vite dhe marrim pensione qesharake, kur duhet të ishin disa herë më të larta. Për vete qeveritarët marrin rroga milionëshe ndërsa për ne japin lëmosha.
Një i moshuar thotë se ka punuar traktorist me tre turne ditë e natë edhe pa ngrënë, duke pirë ujë në kanale dhe ka pension qesharak, 100 mijë lekë të vjetra në muaj. Kurse një tjetër që ka punuar në fonderi në metalurgjik pohon se qeveria tallet me këto shpërblime.
[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”Bm2DynvXe-s”]
