Sot filloi shpërndarja e bonusit të pensionistëve në bashkinë Lushnjë nga Posta Shqiptare. Pagesa merret sipas datës për secilin pensionist, ndërsa shuma varion nga 10 mijë deri në 15 mijë lekë të reja.
Shpërblimi do të paguhet gjatë gjithë muajit dhjetor 2025 dhe kur nuk tërhiqet brenda këtij muaji mund të tërhiqet deri në 30 Qershor të vitit 2026.
Pensionistët shprehen të kënaqur, por do preferonin që pensionin ta kishin më të lartë dhe këtë pagesë ta merrnin çdo muaj jo vetëm njëherë në vit.
Nga shpërblimi i parashikuar do të përfitojnë 762,740 pensionistë dhe përfitues të tjerë nga të cilët 640,325 janë pensionistë në pension pleqërie dhe 2,322 në pension social, 65,232 persona në pension invaliditeti, 48,087 persona në pension familjar, 6,774 persona me një trajtim të veçantë financiar si minatorë të nëntokës, punonjës të ish-ndërmarrjeve ushtarake dhe ushtarakë në pension të parakohshëm.
