Janë rritur shqetësimët mbi rreziqet e shëndetit mendor për fëmijët nga përdorimi i internetit. Bazuar në këto shqetësimi Parlamenti Evropian propozoi dhe miratoi të mërkurën me shumicë votash një rezolutë mbi kufizimet e moshës për përdorimin e rrjete sociale. PE kërkon hyrjen në rrjetet sociale për moshat nën 16 vjeç, vetëm më lejen e prindërve. “Fëmijëve nën 16 vjeç duhet t’u ndalohet përdorimi i mediave sociale, përveç nëse prindërit e tyre vendosin ndryshe”, thotë Parlamenti Europian. Eurodeputetët që hartuan rezolutën u shprehën se të gjithë duhet të veprojnë për të mbrojtur fëmijët. “Nuk janë vetëm prindërit. Shoqëria gjithashtu duhet të ndërhyjë dhe të sigurohet që platformat janë një vend i sigurt për të miturit, por vetëm nëse ata janë mbi një moshë të caktuar”, thanë ata.

Rezoluta kërkon çaktivizimin e veçorive që krijojnë varësi në platformat e internetit, kur përdoren nga të miturit, të tilla si lëvizja e pafundme, videot që luhen automatikisht, njoftimet e tepërta dhe shpërblimet për përdorim të përsëritur të një faqeje interneti.

BE-ja tashmë kërkon të mbrojë përdoruesit e internetit nga dëmet online, të tilla si dezinformimi, ngacmimi kibernetik dhe përmbajtja e paligjshme, nëpërmjet Aktit të saj të Shërbimeve Dixhitale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *