Me ftesë të kreut të Bundestagut Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Niko Peleshi pritet këtë të enjte të zhvillojë një vizitë zyrtare në Gjermani.

Opozita përmes një njoftimi për shtyp ka shprehur pakënaqësi se si është kompozuar delegacioni parlamentar në këtë vizitë në Bundestag.

Në atë që e quan një sqarim i detyruar i Grupit Parlamentar të PD thuhet se Niko Peleshi, në një akt të paprecedentë për një Kryetar Kuvendi, hoqi qëllimisht emrat e deputetëve të opozitës.

Grupi PD thekson se trajtimi i opozitës si armik nuk e zhbën problemin kryesor të kësaj maxhorance. Për këtë shqetësim të opozitës Top Channel pyeti zyrën e shtypit të kuvendin ku në përgjigje thuhet.

Në delegacionin e Kryetarit të Kuvendit në Gjermani marrin pjesë edhe dy deputetë nga opozita, ashtu siç ka ndodhur në çdo delegacion zyrtar. Sa i përket përfaqësuesve të Partisë Demokratike, Kryetari i Kuvendit ka miratuar, sipas kërkesës se tyre një agjendë e cila parashikon zhvillimin e takimeve në të njëjtën ditë në Bundestag, përfshirë angazhime me komisionet parlamentare përkatëse”, shprehet Kuvendi.

Mësohet se delegacionin e kryetarit Peleshi në Gjermani do të jenë edhe dy përfaqësues nga opozita Redi Muçi i Lëvizjes Bashkë dhe Edmond Haxhinasto nga Partia e Lirisë.

Burime nga kuvendi pohuan se nëse gjithmonë në delegacione të tilla janë deputetë të PD-s  atëherë asnjëherë nuk do ti binte radha deputetëve të tjerë nga kampi opozitës.

Ndërkohë kryetari kuvendit Niko Peleshi ka pranuar një kërkesë të grupit parlamentar të PD, për të zhvilluar takime në Bundestad.

Krahas miratimin nga buxheti kuvendit janë alokuar pagesat e nevojshme për udhëtimin dhe qëndrimin e tyre në Gjermani.

Kryetari i Grupit Parlamentar Gazment Bardhi, Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Jorida Tabaku dhe Nënkryetari i Komisionit të Sigurisë, Klevis Balliu, po zhvillojnë në Bundestag disa takime ku takimi i parë me Peter Beyer, drejtues i Grupit për Ballkanin Perëndimor në Bundestag dhe raporter për Shqipërinë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds