Teksa në publik, opozita po udhëheq një sërë protestash me molotov dhe fishekzjarrë kundër qeverisë dhe kryeministrit Rama, larg vëmendjes së mediave, Partia Demokratike dhe Partia Socialiste po ecin bashkë drejt hartimit të një sërë ligjesh konsensuale në kuadër të Reformës Zgjedhore.

Ligji parashikon kufizime të qarta për kontributet financiare që partitë mund të marrin: nga shtetasit shqiptarë maksimumi 200,000 lekë në vit; nga persona fizikë të regjistruar tatimor, maksimumi 500,000 lekë në vit dhe nga çdo person juridik, maksimumi 1,000,000 lekë në vit.

Sipas këtij drafti çdo dhurim mbi 50,000 lekë duhet të bëhet vetëm përmes sistemit bankar.

Drafti do të shpallet publikisht për konsultim dhe më pas do të ndjekë procedurat për miratimin në Kuvend.

FINAL PROJEKLIGJ _Per financimin e partive politike_

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds