Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar që në seancën plenare që nis pas pak në Kuvend, të parashikohet edhe një periudhë kohore prej 60 minutash për debat.

“Znj. Kryetare e Kuvendit,
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike është njohur me urdhrin tuaj nr. 16, datë 22.05.2025 “Për mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare, datë 29.05.2025, ora 12:00”, i cili ndër të tjera bie ndesh me nenin 45 të Rregullores së Kuvendit, ku theksohet se: “Në fund të rendit të ditës çdo deputet mund të diskutojë për çështje të ndryshme që ai i konsideron se duhen bërë publike në seancë plenare…. Koha e përgjithshme për diskutimin e këtyre çështjeve nuk mund te jetë më shumë se 60 minuta.”.
Për këtë arsye, në mbështetje me nenin 31 të Rregullores së Kuvendit, kërkojmë që të ndryshohet Rendi i Ditës dhe të përfshihet si pikë e 3 e tij:
– Diskutim jashtë rendit të ditës për 60 min.
Përsa më lart, kërkojmë respektimin e nenit 45 të Rregullores së Kuvendit.
GRUPI PARLAMENTAR I PARTISË DEMOKRATIKE”, thuhet në shkresën dërguar kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali.

Rendi i Ditës:

93a321fa 846a 47be 88b7 413d7f364f0b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds