Kodrat e fshatrave të Bashkisë Patos janë të mbushura me ullinj 30 vjeçarë, që duhen vjelë, por mungon infrastruktura, rrugët  që fermerët të shkojnë e të marrin prodhimin e tyre. Ata transportin e thasëve me ullinj e bëjnë me kafshë ose në krahë.

Kur biseduam me ta na treguan se disa janë rrëzuar teksa po mbanin në krahë thasët me ullinj dhe kanë pësuar dëme shëndetësore dhe ecin me ndihmën e patericës apo shkopit.

Mungesa e rrugëve në kodrat me ullinj, por edhe mungesa e fuqisë punëtore për t’i vjelë ka bërë që disa prej tyre të mendojnë t’ i presin ullinjtë e t’i shesin dru për dimër.

Banorët kërkojnë nga bashkia të hap rrugë në parcelat  dhe kodrat me ullinj, pasi kur janë ndarë tokat është lënë rrugë, por disa kanë abuzuar duke i rrethuar ose mbjell me ullinj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds