Një zjarr  ka rënë mesditën e sotme në Sheqishte të bashkisë Patos. Gjatë saldimit të tubove plastike që po përdoreshin në kuadër të investimit të bordit te kullimit për të marrë ujë nga Këneta e Kurjanit për vaditjen e tokave bujqësore, ato janë përfshirë nga flakët  të cilat janë përhapur me shpejtësi duke mbuluar gjithë zonën me re të zeza tymi. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë tre mjete zjarrfikëse të bashkive Patos e Roskovec dhe një autobot të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve që u përhapen me shpejtësi në një sipërfaqe të gjerë. Fatmirësisht nuk pati të lënduar ndërkohë që dëmet janë të konsiderueshme pasi përllogaritjet paraprake flasin për 150 metra tubo me diametër të gjerë 1.5 metra të djegur plotësisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds