Kercenime me jete e dhune fizike.
Eshte kjo situata qe shoqeron prej rreth 20 vitesh Velentina Nuhajn dhe familjen e saj.
Nje konflikt shumevjecar me vellane, Hamit Velaj, i eshte kthyer ne makthin me te madh, madje tashme ndjehet e pa mbrojtur dhe e rrezikuar perdite e me shume. Valentina Nuhaj , banuese ne “ Lagjen e Re” ne Patos , prej 20 vitesh eshte ne sherr te vazhdueshem me familjen e te vellait, per shkak te nje rruge qe kalon para baneses se tyre qe ne urbanistiken e Patosit rezulton toke truall e familjes.
Konflikti ka degjeneruar jo vetem ne dhune verbale e psikologjike, por edhe ne dhune fizike.
Perballe kesaj situate familja Nuhaj ka kerkuar urdher mbrojtje, i cili nuk e ka qetesuar aspak situaten, pasi nga policia e patosit urdher mbrojtje i eshte dhene edhe vellait te saj.
Valentina tregon se ka vene ne dijeni te gjitha hallkat institucionale dhe te drejtesise, deri tek Spak, te cilat deri me sot, sipas saj, nuk i kane dhene asnje zgjidhje kesaj situate.
Sikur te mos mjaftonte kjo, stresi i vazhdueshem ka bere qe Valentina te kaloj ne gjendje depresive e te kurohet per disa semundje.
Sipas Valentines, ne kushtet ku ndodhen, jane te friksuar te shkojne ne shtepine e tyre, ndersa edhe femijet jane larguar, per te shmangur konfliktet, edhe pse kercenimet per jete jane te vazhdueshme.
