Pasardhës veteranët e pranishëm në ceremoninë e 18 Tetorit, Ditës së Çlirimit të Lushnjës nga pushtuesit kujtojnë dëshmorët me respekt dhe kritikojnë brezin e ri që ka harruar historinë me të rinjtë e të rejat që sollën lirinë që ata po gëzojnë dhe jetojnë sot. Familja e Ahmet Shabanit i dha Lushnjës 3 dëshmorë.
Për çlirimin e Myzeqesë morën pjesë në luftime 3 brigada partizane, e VII-ta, e VIII-ta dhe e XVI-ta Sulmuese. Një nga aksionet e rëndësishme të Brigadës së XVI-të u zhvillua në kodrën e Çukasit në Fiershegan pranë rrugës Lushnje-Berat në ditët e para të tetorit 1944.
Nga forcat partizane mbetën të vrarë 16 partizanë, midis tyre Nako Bozo, Shaban Turku, Vedut Dokallari, Andon Basha, Shaban Çela e të tjerë.
