Gent Berberi është komanduar Drejtori i ri i Policisë së Shkodrës pas shkarkimeve të krerëve.
Ai aktualisht mban postin e Drejtorit të Policisë së Kukësit.
Policia e Shtetit vendosi të shkarkojë nga detyra të Fatmir Lleshin, Drejtorin e policisë Shkodër dhe Shefin e Komisariatit, Nik Nikolla.
Gjithashtu u mor vendimi për pezullimin nga detyra të Shefit të Stacionit të Thethit.
Këto vendime u dhanë pasi policia e zonës nuk veproi në përputhje me ligjet pas ndërtimeve pa leje në Theth, të cilat zaptuan territorin.
