Pas paraqitjes në SPAK të Ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, ditën e sotme në SPAK është paraqitur edhe kreu i ARRSH, Gentian Gjyli.

Ai u mor i pandehur, teksa burimet jo zyrtare raportojnë se SPAK i ka komunikuar ditën e sotme akuzën e “Shkeljes së barazisë në tendera”.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, raporton se ai shoqërohej nga avokati i tij. Pas disa minutash brenda në SPAK, ai ka dalë duke mos dhënë asnjë koment për mediat.

Numri dy i qeverisë, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku kaloi të premten derën e Prokurorisë së Posaçme ku u mor e pandehur për veprën penale të “Shkeljes së barazisë në tendera”.

Për më pak se 60 minuta përballë prokurorit Dritan Prenci asaj iu parashtruan faktet për të cilat dyshohet.

Për zëvendëskryeministren njëkohësisht ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë kjo përballje me organin e akuzës është vetëm një proces.

Në një njoftim zyrtar Prokuroria e Posaçme thotë se Balluku është marrë e pandehur dhe po hetohet për veprën penale Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, hetim ky i bashkuar me një tjetër të nisur një vit më parë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *