Pas Komisionit të Ligjeve, deputetët e opozitës kanë bllokuar edhe atë të Shëndetësisë.

Mësohet se mbledhja ka zgjatur vetëm 4 minuta dhe më pas është ndërprerë. Komisioni i Shëndetësisë drejtohet nga deputetja e PD-së, Zheni Gjergji, e rreshtuar krah grupit të Gazment Bardhit.

Kujtojmë se komisioni u bllokua pas tensioneve që ndodhën jashtë Kryesisë së Kuvendit. Garda nuk lejoi futjen në Kryesi të deputetëve të opozitës, madje edhe atyre që nuk ishin përjashtuar, ndërkohë disa prej tyre u futën nga dritarja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *