Partia Demokratike e bashkuar Dega Lushnjë zhvilloi një takim me strukturat e saj në selinë e partisë. Mesazhet e bashkimit u dhanë që në fillim të takimit, kur folën së bashku Kryetari i Partisë Dega Lushnjë Arben Zajmi dhe deputeti Saimir Korreshi. Takimin e hapi Sekretari Politik Klemend Çela i cili shprehu falenderimin për demokratët që të bashkuar do të marrin pjesë në protestën kombëtare të 20 Shkurtit.
Kryetari i Partisë Demokratike Dega Lushnjë Arben Zajmi tha se mendimet e ndryshme nuk janë arsye ndarje, por bashkimi. Ai kërkoi pjesëmarrje maksimale në protestën e nesërme, sepse jemi një, tha ai.
Është emocionuese që kemi të bëjmë me burra e gra stoike, thotë deputeti Saimir Korreshi. Jemi marrë me njëri-tjetrin dhe jo me kundërshtarin, por mendoj që vështirësia ka kaluar, tani që jemi bashkë çdo gjë është e rekuperueshme, theksoi ai.
[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”K5ONofBeGxM”]
