Parku Kombëtar Divjakë Karavasta është habitati natyror më i madh i faunës jo vetëm në Shqipëri, por edhe në gjithë rajonin. Pelikani kaçurrel, emblema e këtij parku, por edhe rreth 260 specie të tjera shpendësh kanë tërhequr vëmendjen e të apasionuarve duke sjellë risinë e turizmin të vëzhgimit të shpendëve. Një grup turistësh danezë, kanë përzgjedhur pikërisht Parkun Kombëtar Divjakë Karavasta për të parë zogjtë, por edhe për t’i dëgjuar kryesisht natën. Taulant Bino kryetar i shoqatës së ornitologëve shprehet se është në rritje interesi i turistëve të huaj për të eksploruar këtë fushë.
Turistët nga Danimarka vlerësojnë natyrën shqiptare duke vënë në krye të listës Parkun Kombëtar Divjakë Karavasta për shumëllojshmërinë e specieve që mbart në vetvete.
Anne Gram thotë që është kënaqësi që ndodhet në Parkun Kombëtar Divjakë Karavasta. Natyra dhe shumëllojshmëria e zogjve janë shumë të bukur.
[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”ytiPrxTSS2s”]